Lajme

Bërnabiq: Qëndrimet e Daçiqit për Kosovën janë personale

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 07 August 2018

Qeveria ende nuk ka propozim konkret dhe në tavolinë për çështjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.

“Fjalët e Ivica Daçiqit janë qëndrim i tij personal e jo qëndrim i Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo duke komentuar fjalët e Daçiqit për ndarje të Kosovës.

“Vuçiq po jep çdo gjë nga vetja që të arrihet te zgjidhja me kompromis, nuk mendoj se kompromisi është afër. Ai po shikon ta gjejë majtas e djathtas dhe po përpiqet që nga të gjitha këndet ta shohë atë problem ashtu që humbasim sa më pak e të fitojmë sa më shumë”, citon b92 të ketë thënë Bërnabiq.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se nuk e di nëse deri në fund të vitit do të gjendet kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera