Lajme

Bërnabiq: Presidenti ynë arriti të pengojë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 06 October 2023

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, të cilën mediat objektive serbe e quajnë “kampione serbe në servilizim ndaj liderit suprem serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granadë, se presidenti i saj i dashur “ka arritur të largojë rrezikun e marrjes së një vendimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë”, për çka është diskutuar në bashkësinë ndërkombëtare pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Presidenti pati shumë takime atje me shumë zyrtarë. Dëshiroj të jap mbështetjen time sepse nuk jam as e sigurt nëse e kuptoj plotësisht barrën e madhe që presidenti ynë ka marrë përsipër për të mbrojtur Serbinë dhe popullin serb në Kosovë, mendoj se ai menjëherë arriti të largojë rrezikun e vendosjes së sanksioneve, por nuk mund të flas për detaje”, ka deklaruar Bërnabiq.

Ajo ka theksuar se që nga sulmi terrorist serb, të cilin ajo e quan “incident” në Banjskë, “nga Prishtina ka nisur një ortek “dezinformatash” dhe se presidenti me gjakftohtësinë e tij ka arritur ta ndalojë këtë”.

-Advertisement-

“Ishte një ortek “dezinformatash” nga Prishtina për të sulmuar Serbinë dhe për vendosur sanksione ndaj Serbisë dhe presidentit tonë. Ai ia doli me punë dhe fokus të pabesueshëm dhe në ato momente më të vështira e mblodhi veten dhe vazhdoi të punojë pa dëshpërim. Do të thosha se ai arriti të ndalojë ortekun e “dezinformatave” dhe ta stabilizojë situatën”, ka vazhduar Bërnabiq, detyra e vetme e së cilës është, siç pretendohet nëpër mediat serbe, të bëjë “glorifikime” sa më pompoze për liderin suprem serb.

Ajo ka shtuar se “mesazhi më i rëndësishëm për qytetarët është se është e bindur se presidenti i saj arriti të sigurojë që Serbia të mbrohet në samitin e Granadës”.

“Unë besoj se dje në Granadë presidenti arriti të sigurojë që Serbia të mbrohet, nuk mund të flas për detaje, por mendoj se ia doli. A ka kaluar kriza por se kohët e vështira nuk kanë kaluar. Ka ende presione të mëdha nga të gjitha anët, presione të mëdha nga rajoni dhe siç mund ta shohin të gjithë qytetarët tanë, një dëshirë e madhe për të përfituar nga kjo situatë në “krahinën jugore” dhe për të vendosur sanksione ndaj Serbisë”, ka pretenduar kryeministrja serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera