Bërnabiq pajtohet me Borrellin: Të respektohet Marrëveshja e Brukselit për targa

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 15 November 2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se serbët e Kosovës kërkojnë vetëm respektimin e Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me targat.
Ajo tha se pajtohet me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën e Serbinë pa një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, tha Bërnabiq për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ajo theksoi se serbët nga Kosova kërkojnë që Prishtina të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit , të nënshkruar në vitin 2013, e cila garanton BE-në se do të respektohen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me targat e veturave, të cilat janë nënshkruar më herët.
“Kemi punuar shumë për ta ndërtuar Serbinë dhe pastaj Kosova e Kurti kthehen për të zgjidhur disa gjëra, të cilat janë tashmë të zgjidhura”, tha ajo, e cila shtoi se sipas saj, të gjithë presin që Serbia të jetë gjithmonë fleksibile dhe tolerante tej mase.
“Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe për faktin se kredibiliteti i BE-së vihet në pikëpyetje nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Brukselit”, tha ajo, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje ishte Borrell ai që kërkoi nga Kosova e Serbia t’i ulin tensionet dhe para datës 21 nëntor – datë kjo kur hyn në fuqi hapi tjetër i vendimit të Qeverisë së Kosovës ku hynë në fuqi masa e dënimeve për të gjithë ata që s’i konvertojnë targat ilegale në ato legale.
”Ne s’mund të arrijmë në këtë datë pa një marrëveshje, sepse kalojmë në një nivel rreziku”, u shpreh Borrell, referuar tensioneve të krijuara si rezultat i vendimit për targat.

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...