Bërnabiq: Nuk pres ndryshim të politikës amerikane ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 08 November 2021
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk pret që letra e një grupi të kongresistëve amerikanë, dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, ta ndryshojë politikën e SHBA-së ndaj Serbisë.
“Mund të jem naive, por nuk pres asgjë”, tha Bërnabiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Sipas disa mediave, disa kongresistë amerikanë i kanë bërë thirrje Bidenit që të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj personave të caktuar, të cilët, siç kanë thënë, kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.
Në atë letër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzohet për thellim të korrupsionit dhe thuhet se liria e mediave në Serbi ka arritur në pikën e re më të ulët.
Mediat pro-qeveritare, thuhet në letër, kanë avancuar në zhvillimin e “marrëdhënieve reciprokisht të dobishme me Qeverinë”, ndërsa punët e kompanisë shtetërore “Telekom Srbija” janë “të mbuluara me fshehtësi”.
Bërnabiq tha se është më se e qartë se letra është rezultat i një fushate të lobimit.
Më herët, presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se duket sikur “dikush ka shkruar qëllimisht kundër Telekomit” dhe se ai është gjendur aty “ashtu si udhës”.
“Shkruani rezoluta, shkruani deklarata, shkruani çfarë të doni, në fund të gjithë ne qëndrojmë para qytetarëve të Serbisë dhe ata e marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë Vuçiq.
Letra është nënshkruar nga kongresistët: Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa.
Ajo është publikuar fillimisht nga e përditshmja malazeze Vijesti dhe portali rajonal N1.
Të tjera
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...