Lajme

Bërnabiq: Nuk pres asgjë nga vazhdimi i sotëm i negociatave në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 02 May 2023

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot në Mostar se nuk pret asgjë nga vazhdimi i sotëm i dialogut në Bruksel.

“Fatkeqësisht, nuk kam asnjë pritshmëri nga takimi. Nuk e shoh se si do të ndryshojë ky dhjetë vjetësh pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Nuk e shoh gatishmërinë e Prishtinës”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

Sipas saj, Prishtina “tashmë është shpërblyer mirë për moszbatimin e asaj marrëveshjeje”.

-Advertisement-

Kryeministrja e Serbisë pretendon se autoritetet e Prishtinës kanë shkelur Marrëveshjen e Brukselit edhe gjatë vitit 2022, duke “ua mohuar dy herë të drejtën e votës serbëve në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi”

“As BE-ja dhe as Quinti nuk u përpoqën ta pengojnë këtë”, ka theksuar Bërnabiq, duke i cilësuar zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës, të organizuara nga autoritetet e Prishtinës, si “kuazi zgjedhje”.

Kujtojmë që sot Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel. Ky do të jetë një nga takimet me të rëndesishme në nivelin e lartë politik, e ku temë diskutimi do të jenë të pagjeturit dhe prezantimi i draft statutit të Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera