Lajme

Bërnabiq: Kurti dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë “jo” formimit të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 05 February 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa herë i thotë “jo” formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e dobëson pozitën e tij.

“(Presidenti serb Aleksandar) Vuçiq fitoi Asociacionin, ai e shtyu Asociacionin  në marrëveshjen e Brukselit me të gjitha fuqitë”, tha ajo për TV Prva, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kryeministres serbe po vjen një “luftë e madhe” për Asocacionin dhe siç tha Bërnabiq për “sigurinë e serbëve në Kosovë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera