Bërnabiq kapet me BE-në që kërkoi të ndalen deklaratat për luftën: Kurti po provokon
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 14 August 2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaratën e Bshkimit Europian që ua tërhoqi vërejtjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar si një “shaka”.
Bërnabiq e ka akuzuar kryeministrin Kurti për “nxitje të luftës”, duke propaganduar në një linjë me shefin e saj, Aleksandar Vuçiq.
“Duke parë këtë deklaratë, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për 175 ditë, Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin ai ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë të shkruar, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë me këtë rast”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter, siç raporton N1 .
Duke e lavdëruar pak Vuçiqin, ajo nuk harroi ta përmente Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për mosformimin e të cilit ia vuri fajin BE-së, sepse ajo “nuk po mund ta detyrojë Kurtin” për këtë, përcjell Express.
“Prandaj, ju lutemi ndaloni hipokrizinë”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.
Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...
-
Me ëmbëlsira e të buzëqeshur Kurti e Osmani në disponim të mirë me njëri-tjetrin
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri i Kosovës Albin ...
-
Rama: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e mbajtjes së mbl...
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...