Lajme

Bërnabiq i kërkon ndihmë BE-së për lirimin e Pantiqit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 13 December 2022

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i bëri thirrje sot BE-së që siç tha ajo të ndihmojë që Dejan Pantiq të lirohet nga paraburgimi.

Shefja e ekzekutivit serb thotë se “kriza në Kosovë është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradit”

Sipas saj, “në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më stabile dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Kosovës”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ish-polici serb, Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

Masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Pantiqit u vendos të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Pas arrestimit të tij, serbë vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera