Lajme

Bërnabiq: Është e rëndësishme të presim në Beograd kancelarin gjerman dhe kryediplomatin rus

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 05 June 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të dielën se në situata të jashtëzakonshme është e rëndësishme të kenë vend për të pritur në Beograd edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe kryediplomatin rus, Sergei Lavrov.

Të dytë kanë paralajmëruar vizita në Beograd gjatë këtij muaji.

E pikërisht Gjermania dhe Rusia kanë mospajtime të thella për sa i përket luftës në Ukrainë. Berlini zyrtar ka paralajmëruar se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.

-Advertisement-

Në mes këtyre divergjencave mes Kremlinit dhe Berlinit, Beogradi po konsideron mundësi.

“Në një botë ku të dy palët nuk duan të flasin dhe nuk duan të dëgjohen, është e rëndësishme të kemi një vend ku mund të vijnë edhe ministri i Jashtëm rus, edhe kancelarja gjermane”, ka thënë Brnabiq të dielën, raporton Tanjug, transmeton Express.

Beogradi ka pasur rol neutral për sa i përket luftës në Ukrainë. Ka mbrojtur sovranitetin territorial ukrainas, por ka lidhur marrëveshje të re për furnizim të gazit me Rusinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera