Bërnabiq: Deklarata e Kurtit mund të shkaktojë trazira të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 21 November 2021
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një referendum të mundshëm në të ardhmen, “mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”.
Sipas kryeministres serbe, stabiliteti dhe siguria në rajon po minohen, dhe për këtë ajo e akuzon kryeministrin Kurti.
“Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin. Politika e Albin Kurtit është e qartë, ai duket se nuk e fsheh. Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e reagimeve të komunitetit ndërkombëtar”, tha ajo për Tanjugun.
Lidhur me këtë, Bërnabiq tha se do të dëshironte “të dëgjonte diçka” nga Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.
“Ajo grua merret më shumë me Serbinë qendrore dhe kritikon të gjitha temat këtu, nga të drejtat e punëtorëve, vendos gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta për punëtorët vietnamezë që punojnë për një investitor të huaj në Serbi, i cili respekton të gjitha ligjet e Republikës së Serbisë. Ajo merret me Serbinë dhe të gjitha temat nga sundimi i ligjit e deri te të drejtat e punëtorëve e deri te klima jonë e investimeve, minierat e litiumit në Serbi, në vend që të merremi me atë që po ndodh në territorin e Kosovës, deklaratën e Albin Kurtit”, tha Bërnabiq.
Kryeministri Albin Kurti tha për revistën britanike, “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.
“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...