Lajme

Bërnabiq: Çështja e Kosovës do të jetë në agjendën time në Paris

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 11 November 2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Paris.

Bërnabiq ka thënë se gjatë vizitës së saj në Paris, do të bisedojë me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades, për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive dhe se do të falënderojë Qipron për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë dhe qëndrimin parimor ndaj Kosovës, shkruan Tanjug.

“Për nesër po përgatitet edhe seanca e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe festimi i 75-vjetorit të UNESCO-s, do të trajtoj edhe çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, kishat dhe manastiret në Kosovë e Metohi që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s”, ka thënë Bërnabiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera