Lajme

Bërnabiq: Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen me Prishtinën për letërnjoftimet

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 28 August 2022

Kryeministrja aktuale dhe mandatarja për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen me Prishtinën për letërnjoftimet, siç tha ajo, brenda kufijve të asaj që mund të pritej, se “nuk kishte vend për manovrim” dhe se nga 1 shtatori po hyn në një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe sepse nuk u arrit marrëveshje për targat.

“Si burrështetas serioz, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është i kënaqur me marrëveshjen e vitit 2011, se nuk është në interesin më të mirë të Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe ju si shtet serioz duhet t’i zbatoni marrëveshjet ndërkombëtare. Vuçiq arriti të krijojë situatën më të mirë të mundshme për serbët në Kosovë, t’i mbrojë ata dhe t’u mundësojë një jetë sa më normale dhe vazhdimin e pranisë së Serbisë në Kosovë”, tha Bërnabiq në TV Prva, transmeton KlanKosova.tv.

Kryeministrja Bërnabiq tha sot se të gjitha kapacitetet e Serbisë duhet të përqendrohen në Kosovë në shtator, për të parandaluar çdo lloj dhune dhe për të siguruar paqen dhe se kjo, sipas saj, është prioritet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera