Rozë

Berlusconi nuk ndalet as në moshën 85 vjeçare, i zbulohet e dashura deputete 54 vjet më e re (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 30 September 2021

Vesi del me shpirtin thotë një fjalë e urtë, dhe Silvio Berlusconit duket kështu do t’i ndodhë me te dashurat.

Në moshën 85- vjeçare, ish- kryeministri italian nuk është dorëzuar, pork a gjetur një dashuri të re: bëhet fjalë për deputeten bukuroshe 31- vjeçare Marta Fascina.

Fascina është deputet e partisë së tij, Forza Italia që prej vitit 2018.

-Advertisement-

Ishte ajo vetë që publikoi foton e tyre bashkë, ku i përcjell atij urimin për ditëlindje me këto fjalë:

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen”, shkruan ajo.

Berlusconi festoi ditëlindjen një ditë më parë, ndërkohë që Marta zyrtarizoi marrëdhënien e tyre me foton e publikuar në rrjetet sociale.

Kishte kohë që flitej për një romancë mes tyre, por vetëm dje ajo është bërë zyrtare me foton e publikuar nga Fascina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera