Lajme

Berlini kërkon kapitull të ri në marrëdhëniet gjermano-polake

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 10 February 2018

Angela Merkel kërkon të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis vendit të saj dhe Polonisë, mjaft të tensionuara prej disa vitesh, në fjalimin e përjavshëm të publikuar sot në internet.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki do të vizitojë Berlinin të premten e ardhshme dhe është pikërisht mundësia për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet gjermano-polake, që janë të qëndrueshme megjithëse ka pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara, u përgjigj kancelarja gjermane nga zyra e saj në Berlin, një pyetjeje të drejtuar nga një student.

Kjo vizitë vjen në një moment kur Varshava është bërë objekt i kritikave të drejtuara nga Gjermania dhe Brukseli për çështjen e shtetit të së drejtës në Poloni, refuzimit të pranimit të kuotave të refugjatëve dhe ligjit që kërkon mospërdorimin e shprehjes së gabuar të “kampeve polake të vdekjes” në lidhje me kampet e ndërtuara nga nazistët gjermanë në Poloninë e pushtuar.

-Advertisement-

Për çështjen e refugjatëve, diskutimi pritet të jetë i vështirë pasi qeveria e re polake paralajmëroi në mesin e muajit janar se nuk do t’i rikthehej çështjes së refuzimit nga ana e Varshavës për pritjen e refugjatëve në kuadër të mekanizmave europiane të ndarjes së kuotave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera