Lajme

Berlini me Fond shtesë për Ballkanin në projektet infrastrukturore

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 22 Qershor 2017

Gjermania ka në plan t’i ndajë një fond shtesë Ballkanit Perëndimor për projektet infrastrukturore, të cilin do ta mbushnin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shkruan sot Koha Ditore.

Fokus i veçantë do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Përfaqësues të shtetit gjerman edhe pse nuk e kanë quajtur plan “Marshall”, kanë thënë se krijimi i këtij fondi do të jetë ndihmesë e madhe.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka përmendur deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili ka propozuar krijimin e një fondi shtesë për projektet në infrastrukturë.

-Advertisement-

Shtetet anëtare të BE-së, si dhe Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), sipas tyre, mund të kontribuojnë në fond si donatorë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy