Lajme

Berlini e mohoi qartë, Konjufca thotë se Gjermania po kryen hetime për Banjskën

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 25 October 2023

Qeveria Federale e Gjermanisë në një përgjigje të dhënë dje për Gazetën Express kanë thënë se s’janë të përfshirë në hetimet për atë që ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator, shkruan Express.

“Nuk ka asnjë hetim që është duke u zhvilluar nga ana jonë”, ka potencuar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Megjithatë përkundër kësaj përgjigje zyrtare të Qeverisë Gjermane, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shtete të ndryshme, përfshirë edhe Gjermaninë janë duke kryer hetime për sulmin në Banjskë, shkruan Express.

-Advertisement-

Kreu i Kuvendit ka thënë se përveç KFOR-it, EULEX-it, edhe shtetet e BE-së dhe ato të NATO-s janë duke bërë hetime të pavarura. Këtu ka përmendur SHBA-në dhe Gjermaninë.

“Republika e Kosovës do ta ketë një raport përfundimtar, NATO, EULEX-I, misioni BE-së del me raport të pavarur. Shtetet nacionale, secili është duke bërë hetimet e veta, SHBA, Gjermania, me institucionet e veta që I kanë në Kosovë. Secila edhe në baza nacionale është duke bërë hetimet e tyre”, ka thënë Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera