Lajme

Berishaj reagon pas deklaratës së Presidentit kroat: Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 01 February 2023

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se Kosova e ka Kroacionë dhe popullin kroat mik të dëshmuar.

Ky shkrim është publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

“Komunikimet e rregullta që ka Ambasada jonë në Zagreb me Zyrën e Presidentit kroat, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë si dhe Parlamentin kroat, e në veçanti me deputeten shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, Domagoj Hajdukoviq, Ante Baçiq etj. Janë dëshmi se Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar”.

-Advertisement-

Kujtojmë se ky njoftim i ambasadës vjen pas gafës që bëri presidenti kroat, Zoran Milanoviq, kur tha se “Kosova i është vjedhur Serbisë”.

Më pas Milanoviq në një deklaratë tha se deklarata e tij është keqkuptuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera