Lajme

Berisha: Zgjohuni bashkëatdhetarë, me votën tuaj instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 08 January 2023

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka kërkuar të “zgjohen” bashkëatdhetarët, që sipas tij, me votën e tyre “instaluan fallangën e Vuçiqit në Kosovë”.

“Pra, denohen shqiptarët e gjallë me pasaporta, denohet me heshtje shtetrore i masakruari, edhe flasim për nacionalizmin e Albin Kurtit, icili shumë shpejt do të lexohet nga shqiptarët, në veçanti mergimtarët që me votën tyre, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë, dhe do marr çmimin ligjor tradicional e kushtetues”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Zgjohuni bashkëatdhetarë!

Ju që me votën tuaj, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë.

Bashkatdhetarët e ardhur për festat e fundvitit, ngecur midis barikadave që ka ngritur në njërën anë Vuçiq, bashkë me pritjet në kolona në pikëkalimet kufitare, dhe barrikadave të projektuara nga qeverija Kurti, përmes Ministrit Sveçla, si mungesa e pasaportave, që nuk mund ti faturohet mosdijes as mos eksperiencës!

Dorëheqja apo përzënja me demostrata, cila do të ishte më e merituara ndaj këtij sistemi komunisto-mashtrues?!

E para disa ditësh, në burgun e Serbisë u ekzekutua një bashkëatdhetarë, i cili u arrestua vetëm pse kapakun/hauben e makines, e kishte dekoruar me flamurin kombëtar shqiptar.

Ai, u vra edhe asnjë notë proteste nga qeveria, as nga Kurti e kabineti i tij, asnjë fjalë proteste as nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut!

Krejtë enturazhi shtetërorë u hesht në fshehjen e krimit të qeverisë Vuçiq.

Ndersa, i riu nga Komuna e Istogun bashkë me “shqiponjat” e tija u masakrua.

Ndërkohë, serbët bllokojnë Shtërpcën për një plagosje të lehtë, që me sa duket ka ndodhur në vetëmbrojtje  nga Ushtari ndaj të cilit ishin vërsulur banorët serb, duke e ditur se është Ushtarë e djalë deshmori!?

Pda, denohen shqiptarët e gjallë me pasaporta, denohet me heshtje shtetrore i masakruari, edhe flasim për nacionalizmin e Albin Kurtit, icili shumë shpejt do të lexohet nga shqiptarët, në veçanti mergimtarët që me votën tyre, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë, dhe do marr çmimin ligjor tradicional e kushtetues !

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera