Berisha zbulon se kush ja menaxhon faqen e tij në Facebook
Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 08 Maj 2017
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se administratorja e profilit te tij ne rrjetin social Facebook është këshilltarja e tij, Erla Mehilli. Në një intervistë të dhënë për programin “Kjo Javë”, ai tregon dhe detajet.
“Ka një dallim të madh mes rrjetit tim social dhe rrjetit të tij social. Njeriu i vetëm që merret me rrjetin tim social, është znj. Erla Mëhilli, administratore e rrjetit social, dhe Sali Berisha natyrisht. Edi Rama mban 38 rrogtarë në zyrën e shtypit vetem e vetëm për të zhurmuar rrjetin social të Sali Berishës.
Dhe meqë jemi ketu, Erla Mëhilli ndonëse nuk ka dhunti zbuluesje por ka arritur të kapë, si i thonë fjalës, me presh në dorë njërin prej tyre dhe t’ja pohojë ai më fal Erla por unë e kam bërë sepse paguhem për këtë punë, njëri që e gjeti se cili ishte. Dhe ndonjëherë Erla, kur të shkruajë ose kujtime ose ndonjë status mund ta nxjerrë këtë. Pra kjo është vërteta.
Pra, Edi Rama mban një ushtri të tërë. Pse ky dallim? Sepse ai trillon ndërsa unë them të vertetën, vetëm kaq. Unë them të vërtetën. Natyrisht janë bërë një mjet i jashtëzakonshëm, rrjetet sociale janë bërë një mjet komunikimi ku secili shpreh mendimin e vet, dhe unë përpiqem ti respektoj, ndonëse nuk me pëlqen kur përdorin ndonjë fjalë të papërshtatme por fundi fundit tani këto të hapura janë”, tha Berisha

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























