Lajme

Berisha: Vuçiq ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të njësive të Kadirov

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 August 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mban në Nish në një bazë ushtarake, të njësive Kadirov.

“Një refuzim që flet më shumë se pranimi. A janë instaluar në bazën ruse në Nish trupa speciale të banditit Kadirov? Të dashur miq, presidenti i Serbomadhisë ultranacionalisti i verbër Vuçiç, padroni i Edi Ramës, refuzoi lejimin e atasheve ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd të inspektojnë bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën. Ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.  Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit, deklaroi papritur se më 31 korrik, një grup çeçenesh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H. A., dhe M. A., persona të lidhur me Xhabulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev kanë qëndruar në Kosovë, Mitrovicë”, ka shkruar ai në Fqacebook.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera