Lajme

Berisha: Vuçiq është frymëzues ndaj gjenocidit serb, ky njeri është një Putin i vogël

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 May 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka kërkuar që të votohet përsa i përket rezolutës së deputetëve të PD-së për të dënuar gjenocidin serb në Srebenicë.

Ndër të tjera, Berisha ka deklaruar se një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i gabuar i Komunitetit Ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiq, i cili sipas Berishës është frymëzues ndaj gjenocidit serb. Berisha shton se Vuçiq është një Putin i vogël.

“Kjo senacë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti, po absolutisht kaq të rëndësishëm për popullin. Nisma e deputetëve të PD-së për të dënuar gjenocidin serb në Bosnje është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës. Në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së 2 Botërore në Evropë. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, viktima të kësaj barbarie. Ka synim të dënojë një akt të pashembullt që nga përfundmi i luftës së Dytë Botërore deri më sot. Burra, djem u grumbulluan në një kamp të mbrojtur nga OKB, aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që shpëtuan nga kampi, u ndoqën pyjeve të Bosnjës dhe u ezekutuan pothuajse të gjithë. Është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë. Ata që nuk njohin genoicidin, ata kanë ndërgjegje parahistorike. Njohja e gjenocidit është një kusht themelor që të mos përsëritet më”, tha ai.

-Advertisement-

“Ne kemi një detyrim për të dënuar këtë gjenocid që është sanksionuar nga dy gjykata më të mëdha të kohës. Ky është gjenocid universalisht i faktuar dhe i pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara. Dua të ju garantoj se në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, nëse nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, i cili është frymëzues ndaj gjenocidit serb. Ky njeri është një Putin i vogël, i gatshëm t’i përsërisë ata në çdo kohë. A mundet ne që të mos jemi bashkarisht në dënimin e këtij gjenocidi?! Çfarë mesazhi u çojmë ne sot shqiptarëve anë e mbanë botës kur parlamenti i tyre nuk voton në unanimitet një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe ndaj një kombi siç janë boshnjakët?! Unë ju ftoj deputetë të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar, për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj ta bazojë tek paqja”./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera