Lajme

Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin e pengut Basha

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 12 September 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të qëndrojnë të bashkuar kundër vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Bashën si një person të marr peng, teksa thekson se vendimi i tij është anti-statutor.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ky është vendimi i parë prej se Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera