Berisha: Qeveria rrëzohet nëse Kurti ua ndalon korrupsionin ministrave
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 24 July 2021
Publicistja Kimete Berisha ka komentuar punësimet familjare që po ndodhin në Qeverinë Kurti II, duke thënë se kjo qeveri mund të rrëzohen nëse kryeministri Albin Kurti ua ndalon ministrave korrupsionin, raporton Gazeta Express.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar motrën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Suljota Aliu si anëtare e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Lidhur me këtë, Berisha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i lejon ministrat e tij të korruptohen, të vjedhin e të punësojnë familjarët e tyre, pasi që sipas saj, nëse nuk i lejon, atëherë të gjithë do t’i ikin.
“Kryeministri e ka popullin, por nuk e ka partinë e tij. Edhe popullin e ka larg, në mërgim. Prandaj, të jesh kaq i vetmuar, kur ke kaq shumë vota, është e frikshme. S’ka më lehtë sesa të rrëzohet qeveria Kurti! Mjafton që Kryeministri t’ua ndalojë korrupsionin ministrave e ministreshave të tij. Është i njejti popull, i njejti mentalitet. Le të ndërrohen njëqind qeveri, kot, mentaliteti dhe shoqëria janë të njejtë! Me asnjë Ligj nuk mund të ndryshohet mentaliteti!”, shkroi Berisha në Facebook.
Ndërsa, për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se është ‘mendjemadh arrogant’.
“Që kaq shpejt vjen dita e i shohim kah i punësojnë familjarët e tyre, pa asnjë perde, ashiqare, pa pikë turpi, kush e kish’ menduar! I erdhi dita të tallet me neve edhe Liburn Aliut, mendjemadhit arrogant, që dy fjalë kryq nuk di t’i bëjë! P.S. Një tregtar i vjetër më ka pas thënë: Në tregti, tha, duhet t’i lejosh të gjithë bashkëpunëtorët e punëtorët të vjedhin ngapak, ti duhet të bëhesh sikur nuk i sheh.
Sepse, kur të gjithë i lejon të vjedhin ngapak, ata motivohen të punojnë, dhe në fund të gjithë (edhe ti) ndaheni të kënaqur”, shkroi ajo.
Të tjera
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
Nuk mund ta besoni se sa ka ndryshuar Majk
Majk u bë i famshëm qysh moti me zërin dhe këngët e tij ndryshe. Ai, s...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...