Lajme

Berisha: Prokurori Blakaj është dezertor, dembel dhe papunëtor

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 23 August 2018

Avokati Besnik Berisha e ka quajtur dezertator, dembel dhe papuntor prokuorin tashmë të dorëhequr, Elez Blakajn, shkruan gazeta inFokus 

“ Zhvillimet e fundit nxorën në pah atë çfarë të gjithë dyshuan, mashtrim dhe abuzim me listat e veteranëve por nxorën edhe një prokuror dezertor, dembel dhe pa punëtor për bindjen time”, ka thënë Berisha. 

Ai madje ka thënë se po e quajnë me këto terme pasi Blakaj ka lënë në gjysmë betejën e nisur 

-Advertisement-

“Po e quaj dembel dhe pa punëtor sepse një prokuro që merr një mandat për një betejë historike për të mbrojtur buxhetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, ai i bie që e ka lënë një betejë në gjysmë. U përfol se u dorëzua një aktakuzë fillimisht draft e më pas edhe e nënshkruar dhe për herë të parë dorëzohet aktakuza të kryeprokurori e jo në Gjykatë, edhe kjo e ka një mesazh në vete “, ka thënë Berisha. 

Berisha ka thënë gjithashtu se Blakaj nuk i ka hetuar asnjëherë komandantët e zonave 

“Bëri një ndjekje selektive, futi në listë vetëm komisionin për verifikim të listave të veteranëve, shfajësoj verbërisht, në qoftë se 19 mijë janë abuzues sipas tij ata 19 mijë ose kanë shtytë ose kanë legalizuar përmbajtje të pavërtetë ose kanë ofruar informacion të rrem ndërsa mbajti jashtë listës së të dyshuarave komandantët e zonave”, ka thënë Berisha./inFokus. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera