Sport

Berisha, i pesti në Evropë për minuta të kaluara në fushë

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 06 January 2018

Valon Berisha tashmë vlerësohet “motori” i mesfushës së përfaqësueses së Kosovës në futboll. 24-vjeçari çmohet për kilometrat që bën në fushën e lojës dhe për angazhimin, shkruan sot Koha Ditore.

Ka kompletuar nëntë prej dhjetë ndeshjeve kualifikuese me përfaqësuese, ndërsa mungoi vetëm ndaj Ukrainës për shkak të kartonëve të verdhë. Ishte i pazëvendësueshëm edhe në miqësoren e 13 nëntorit ndaj Letonisë.

Por Berisha nuk shquhet për minutat e shumta të kaluara në fushë vetëm te Kosova. Ai luan shumë edhe për skuadrën e tij aktuale, atë austriake Red Bull Salzburg.

-Advertisement-

Sipas publikimeve të fundit të statisticientëve të futbollit, Berisha madje është prej lojtarëve që kanë luajtur më së shumti në pjesën e parë të edicionit 2017\18, në të gjitha ligat e Evropës. Ka luajtur gjithsej 2.984 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera