Lajme

Berisha për Kurtin: Historia e të majtëve shqiptar është e njëjtë, gjithmonë përfundojnë në gjirin sllav

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 05 May 2022

Ish-amabasadori dhe zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar darkën joformale në Berlin, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.

Berisha ka kritikuar ndërrimin e qëndrimeve të kryeministrit Kurti, i cili dikur thoshte se nuk ka bisedime pa kushte me presidentin serb.

Berisha thotë se se për dallim prej politikës racionale që zhvillojnë evropianët, populli i Kosovës, një shtet ende i papërfunduar në kontekstin ndërkombëtar, masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj duke e përfshirë edhe Amerikën.

-Advertisement-

Port ani, ai thotë se Kurti harroi kauzat e tij dhe pozon i buzëqeshur në një tryezë me Vuçiqin.

“Zatën, historia e majtistëve shqiptarë ne – 80 vitet e fundit është e njëjtë, tue qenë një e majtë sllaviste gjithmonë kanë përfunduar në gjirin sllavë, një traditë e kobshme, që për një periudhe arriti ta prishte politikani i djathtë dr. Rugova”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sovraniteti në kohën e sotme është iluzion – thotë gjeniu i letrave dhe disidenti çek Milan Kundera.

Këtë, për fat të keq, më së miri është duke e dëshmuar lufta në Ukrainë, që jovetëm relativizoi sovranitetin përmes luftës por edhe shtetet tjera duke përfshirë Gjermaninë, shteti i madh lokomotiv e ekonomisë europiane, e cila relativizoi sovranitetin në raport me kërkesat e SHBA-së, përndryshe ekzistenca e saj vihej në dyshim prej ambicieve ruse që dhunshëm të dominoj Europën.

Për dallim prej politikës racionale që zhvillojnë europianët, populli i Kosovës, një shtet ende i papërfunduar në kontekstin ndërkombëtar, masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj tue e përfshi edhe Amelikën siç shprehej ai ne formen me jorespektuese ndaj vendit pa të cilin as liria e as shtetesia e Kosovës nuk do të bëhej realiteti.

Tash, që pikërishtë kjo Amerikë që gjërat nuk mund t’ia lë rastit, Kurti jo vetëm që nuk e pyet kush a ka ndonjë kusht mé për Vuqiqin por pozon i buzeqeshur në një atmosferë relaksuese të darkës ndonëse tema e Asosacionit, një kauzë tjeter e rrejshme politike, është në tryezë me Vuqiqin.

Zatën, historia e majtistëve shqiptarë ne – 80 vitet e fundit është e njëjtë, tue qenë një e majtë sllaviste gjithmonē kanë përfunduar në gjirin sllavë, një traditë e kobshme, që për një periudhe arriti ta prishte politikani i djathtë dr. Rugova.

Tash, çështja e çdo diskutimi për veprimet e Kurtit për mua është e parëndësishme, ngase pritjet racionale janë të qarta, por çështja është te shoqëria kosovare, se vërtet ne, pas gjithë këtyre historive të kobshme me ideologjinë sllavo-lindore, prapë duam të përfundojm në gjirin e tyre, në një kohë kur as kombet sllave nuk duan të kenë punë me Rusinë?!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera