Lajme

Berisha për fjalimin e Ramës në KiE: Skandaloz, përgjigjet ndaj anëtarëve të Këshillit ishin trashanike

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 12 October 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur skandaloz fjalimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Sipas Berishës, kohëzgjatja e fjalimit të Ramës ishte e tepruar, si dhe përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE’së ishin idioteske.

“Rama flet si Kastro 1 orë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, idioteske dhe trashanike”.

-Advertisement-

Ndërkaq, ai përmendi edhe se grupi parlamentar më i madh i Asamblesë, EPP/DC, e ka bojkotuar darkën e thirrur nga Rama.

“Turpërim i vërtetë!”, shkroi Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera