Lajme

Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 08 May 2024

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk e ka bërë  të ditur deri më sot publikisht, se dorëzimi i draft-statutit te Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është kusht për votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Berisha se Kurti është duke e dëshmuar çdo ditë se Kosova për të është instrument për planet personale.

“Eshte e pamundur qe disa prej nesh ta kemi ditur, e deklaruar  publikisht, se anetaresimi i Kosoves ne Keshillin e Europes eshte i kushtezuar me dorezimin e draft-statutit te Asociacionit, e kete kusht te mos e kete ditur deri me sot kryeministri Kurti. Duke qene se ai perdite eshte duke deshmuar se Kosova per te eshte vetem nje instrument per planet e tij personale, qe tash pas ketij veprimi kemi te drejte te themi se ai eshte shume dyshues, atehere Kosova nuk do te anetaresohet ne KiE ashtu siç edhe trumpetoi ministri rus Lavrov, por do te zhytet ne krize te brendshme, ne beteja te kota politike elektorale per te mjegulluar goditjen e radhes qe i behet shtetit te Kosoves”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera