Lajme

Berisha: Organizatorët e sulmit në Mançester të marrin dënimin e merituar

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 23 May 2017

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur akt të rëndë terrorist sulmin e mbrëmshëm në Mançester.

Berisha ka uruar që organizatoret e këtij akti barbar te marrin denimin e merituar, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Berishës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Nje akt i rende terrorist!

Te dashur miq, mbreme, ne nje koncert ne Manchester, terroristet moren 22 jete te pafajshme dhe plagosen mbi 50 pjesemarres te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar terrorist dhe shprehur ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave dhe autoriteteve zyrtare britanike, lutemi qe te plagosurit te sherohen sa me shpejte.

Gjithashtu urojme qe oganizatoret dhe sponsorizuesit e ketij akti barbar te marrin denimin e merituar! Ngushellime!! sb”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera