Fokus

Berisha: Nuk jam Ministër i Mbrojtjes edhe 22 ditë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 14 December 2018

Për herë të parë pas kalimit të projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës para medieve tha se duhet të kaloj në periudhë kohore që të marr emrin Ministër i Mbrojtjes, shkruan Gazeta inFokus.

“Unë do të jem Ministër i Mbrojtjes prej momentin kur të hyjnë në fuqi ligjet. Duhet të kaloj një kohë. 7 ditë duhet të kalojnë pas nënshkrimit të presidentit, pastaj 15 ditë në gazetë zyrtare dhe atëherë ligjet hyjnë në fuqi dhe mund të më drejtoheni si Ministër i Mbrojtjes” sqaroi Berisha.

Gjithashtu ai tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe partneritetin me NATO-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera