Berisha: Nesër protestë t’i tregojmë Evropës se jemi në betejë me Ramën

Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 05 December 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë e fuqishme për t’i treguar liderëve evropianë se opozita është në betejë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si armikun e egër të votës së shqiptarëve.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se populli opozitar do do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama.
“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në shenjë proteste, në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Berisha.
“Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, të bashkohet nesër në shesh me ne, se ne jemi në betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Rama”, theksoi kryedemokrati.
Ditën e nesërme, po më 6 dhjetor, do të organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku pritet të mbërrijnë 27 liderë evropianë.
Policia nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Berisha ka shprehur vendosmërinë e tij për ta realizuar atë. /Telegrafi

Të tjera
-
Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u sh...
-
Kapen 6 kilogramë her*oinë në kufirin Shqipëri-Greqi, arrestohen katër policë
Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Kapshticë ...
-
Pamje të rënda: Momenti kur kandidati për President të Kolumbisë qëll*ohet me ar*më në kokë
anë publikuar pamjet e momentit të atentatit ndaj senatorit kolumbian, Miguel...
-
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt n...
-
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, mes tyre një efektiv policie për ...
-
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Na la të pakënaqur rezultati, por jo Kombëtarja
Pas barazimit pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë mbrëmjen e djeshme në “Air A...
-
Bahtiri reagon për krizën politike: Kosova është amanet, jo lodër politike
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësimin e tij...
-
Tragjedi në Romë, gjenden trupat e pajetë të një foshnje 6-muajshe dhe një gruaje
Një pasdite në parkun Villa Doria Pamphili u kthye në skenë makthi pas zb...
-
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës. Kështu ka bërë...
-
Shfaqet në Shqipëri sëmundja që vret bagëtitë, e rrezikshme edhe për njeriun
Murtaja e ruminantëve nuk është një sëmundje e rrezikshme për njeriun, por ës...
-
Koci: Një ish pjesëtar i NJSO’së është ndaluar nga autoritetet serbe, është marrë në pyetje për rastin “Banjska”
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Arbnor Spahiu, ish pjesëtar i Njësisë Spe...
-
Kadrijaj: LVV do ta zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari
Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kritikon Lëv...