Lajme

Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet, do bëj primare për kryeministrin e vendit

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 11 July 2022

Primare jo vetëm për kandidatët për deputetë dhe kryetarët e bashkive, por edhe për kryeministrin e ri të vendit.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi këtë të enjte në ‘Open’ se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare, do të bëhen primare për të zgjedhur kryeministrin.

“Pas fitores së zgjedhjeve, do të bëj një primare për kryeministër. Nëse shqiptarët mendojnë që, ky e rrëzoi Ramën, por për kryeministër do preferojnë dikë tjetër, urdhëro të shkojmë në garë. Kjo pas zgjedhjeve, primare për kryeministër”, u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera