Lajme

Berisha në dhimbje të thellë, pas motrës humb një tjetër njeri

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 07 January 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha, pak kohë pas ndarjes nga jeta të motrës së tij, ka ndarë me miqtë një lajm tjetër të hidhur për familjen e tij.

Me keqardhje ai ka njoftuar ndarjen nga jeta nga një person i afërt i familjes, bashkëshortes së vëllait të tij.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Nje lamtumire e dhimbshme per ne!

Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikellim te thelle i dha lamtumiren e fundit nje njeriu shume te dashur per te gjithe ne, Sanie Berishes, bashkeshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e nje familje dhe dy prinderve te nderuar, erdhi ne familjen tone si permbushje e nje premtimi qe ajo dhe vellai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhene njeri tjetrit ne rini per te lidhur jeten se bashku. Ajo, me virtutet, edukaten, punen do te deshmohej nje bashkeshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vellait tim, nje vajze e dyte per prinderit e mi, nje nene e mrekullueshme per femijet e saj dhe mesuese e perkushtuar per nxenesit ne shkollat ku dha mesim.

Per mua mua dhe Lilin ajo ishte nje moter e vertet. Sanija, se bashku me vellain tim me dhane mua ne vitet e studimeve nje ndihme dhe mbeshtetje tejet te çmuar.

Me kete rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnje kishte fatin ne anen e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtepie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te medha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre femijet e saj.

Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbeses se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga nje semundje e rende, e cila dje, megjithe kujdesin e madh te vajzes, djemve, te rejave, nipave, mbeses dhe te gjithe familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lene tek ne te gjithe ne zemrat tona mirenjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.

I lehte qofte per ty sonte dheu Sanija jone e dashur! sb /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera