Lajme

Berisha në ‘arrest shtëpie’ – Rama nga Kryeministria: S’komentoj në ‘Non gratat’

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 30 December 2023

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të flasë për procesin gjyqësor të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Pyetja e lidhur me non – gratën, nuk kam asnjë koment, sepse nuk merrem me dike që është shpallur non grata nga SHBA, por ju siguroj që ëndrrat mia janë shumë të më mëdha se sa lidhur me persona të caktuar, nuk shoh në ëndërr si se dënohen njerëz” tha shkurtimisht Rama.

“Nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet janari këtë di të them unë. Pa u vënë përpara drejtësisë urdhëruesit e tyre që janë në të vërtetë vrasësit e 21 janarit. 21 janari dhe gjykimi do të vendosin një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë ose ku mund të mos shkojmë ushtrimi i forcës represive të shtetit si rezultat i abuzimit në të nga persona të veshur në pushtet por këtë e kam në parim për rastin konkret nuk kam asnjë koment. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilës do parti, kurrë! Kjo është në parim. Partitë firojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake, që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë ose tjetër. Kështu, që nuk e shoh absolutisht si fitore të PS apo dhe si një fitore të Erionit dhe Taulanti, të cilët kanë bërë me këmbëngulje që kanë bërë detyrën e tyre, siç e kanë parë të arsyeshme, Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojë, për të parë si fitore”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera