Lajme

Berisha ndryshon qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj vendimin e SPAK

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 19 December 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të ndryshojë qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku thotë se do të këshillohet me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo ishte deklarata e Berishës në konferencën e sotme, ndryshe nga deklaratat e mëparshme kur SPAK dorëzoi kërkesën në Kuvend për rëndimin e masës që Berisha thoshte se do të zbatonte vendimin e Parlamentit, cilido të ishte ai.

“Ata jnë ligj i imi në këtë çështje sepse janë ata më kopetentë, kanë bërë një punë të shkëlqyer kanë denoncuar në çdo moment për shkeljet e kodeve dhe procedurës, një këshillim me ta është i rëndësishëm për mua për të marr vendimet e duhura, politikisht qëndron ajo që them për këta, nga ana tjetër natyrisht vendimi ose mendimi që do të më përcjellin ka vlerën e vet të çmuar”, tha Berisha.

-Advertisement-

“Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava. Po pse është i tillë? Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti. Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji. Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit. Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen.

Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës. Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe i ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit. A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.

Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u ngrit në këmbë kundër tij. Ai e di se në këtë mënyrë nuk mund ta mbajë pushtetin. Sigurisht që krijon disa vështirësi të përkohshme, por vala e fuqishme e revoltës, e mosbindjes civile të popullit opozitar do i japë atij atë vend që meritojnë të gjithë narkodiktatorët në histori. Ndaj kjo jo vetëm që nuk e dobëson, por e forcon më shumë luftën e opozitës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera