Lajme

Berisha: Narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 08 January 2022

Po vazhdon protesta e Sali Berishës afër selisë së Partisë Demokratike, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë, kurse opozita e vërtetë është kjo që sot po bën protestë të qetë.

Berisha tha protestuesit u përballën me mjete të dhunës.

“Jemi dhe do të mbetemi të pa mposhtur në vlerat që përfaqsojmë”, tha Berisha para protestuesëve.

Ai tha se protesta do të vazhdojë.

“Kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës. Ju ftojmë të vazhdojmë rrugëtimin tonë pa u përkulur”, shtoi Berisha./Gazeta Infokus/

Të tjera