Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë

Autori: Gazeta inFokus
19:31 | 30 March 2023
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i ftuar në emisionin FRONTAL në T7 ka folur rreth ankesës së para dy viteve që kishte parashtruar bashkë me Albert Kinollin.
Berisha thotë se ankesa e tyre në Kushtetuese pasi kanë qenë të bindur se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe, për të grumbulluar sa më shumë deputetë edhe nga partitë e tjera që përfaqësojnë minoritetet jo-serbe, shkruan Gazeta Express.
Berisha ka thënë se kandidati Fadil Gashi për një javë angazhim politik kishte marrë 5 mijë vota, vota nga rajonet e banuara më shumicë serbe.
“Po bëhen dy vite që kur e kemi nisur një proces në Kushtetuese. Ankesa jonë ishte një vazhdimësi e reagimeve, që u konsatatu që kishte orkestrim të votave. Kjo e cenoi demokracinë. Ka pasur orkestrim të votave. Për një javë angazhim kjo parti kishte marrë 5 mijë vota. Dhe votat i kishte marrë në zonat ku s’kishte fare minoritet romë”, ka thënë Veton Berisha në Frontal.
Ai ka treguar se kanë bërë ankesa edhe në PZAP edhe në Supreme, por thotë se edhe pse rasti ka qenë i njëjtë me Adriana Hoxhiqin, vendimi për ankesën e tyre ka qenë i ndryshëm.
“Ne jemi ankuar në PZAP dhe Supreme. Kanë dalë dy vendime me dy standarte. Ndryshe për Ardiana Hoxhiqin dhe ndryshe për ne”, ka thënë Berisha.
Berisha ka thënë se kanë kontestuar disa komuna, duke përmendur Graçanicën. Në këtë komunë thotë se Fadil Gashi kishte marrë 1800 vota edhe përkundër se jetojnë rreth 500 banorë nga minoriteti jo-serbë.
Tutje ai ka thënë se pret nga Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të ankesës së tyre dhe shton se është i lumtur që s’janë dorëzuar në gjitëh këtë proces.
Berisha thotë se deputeti Fadil Gashi tashmë në Kuvendin e Kosovës vepron njëjtë sikurse Lista Serbe dhe sipas tij ai e ka obligim të veprojë ashtu.
“Kjo s’është e mirë për demokracinë. Unë s’do të garoj nëse Kushtetuesja ta lejoj diçka të tillë”, shprehet deputeti Berisha.
I pyetur nëse vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani, Berisha thotë se i vjen keq nëse do të ndodh diçka e tillë por thekson se një gjë e tillë s’ka qenë synim i tyre në momentin kur kanë dorëzuar ankesën.
“Më vije keq nëse ndodh një gjë e tillë. Kam bërë thirrje që të mos ngutemi me krijimin e institucioneve. Por s’më kanë marrë jo seriozisht. Nuk do të doja që vendimi jonë të prek institucionet. Dosja jonë nuk ka qenë me qëllim për të rrezuar institucionet”, ka thënë ish-deputeti Berisha.
Ai thotë se i gjithë angazhimi i tyre ka të bëjë që të mos lejohet edhe më tutje orkestrimi i votave dhe deputetëve.

Të tjera
-
Ferizaj: Nëna raporton në polici se iu kanë zhdukur dy djem
Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në polici nga nëna e tyre në Ferizaj. ...
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë d...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...