Lajme

Berisha lumë akuzash ndaj Romana Vlahutin

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 27 January 2018

Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Berisha tha se ambasadorja nuk ka lënë rast pa sulmuar opozitën dhe mbrojtur qeverinë.

“A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ambasadoren e BE të shqiptojë fjalën kanabis?

Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin, dhe kjo ambasadore e BE nuk ka thënë asnjë fjalë.” – u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Ish-kryeministri vazhdoi duke përmendur përplasjen e Tom Doshit me Ilir Metën dhe zbuloi se çfarë bëri Vlahutin lidhur me këtë situatë.

“I ndodhi një ngaterrëse Tom Doshit me Ilir Metën dhe çfarë bëri kjo zonjë? I tha Trupit Diplomatik se Toma do kalojë te PD.”

Sali Berisha vazhdon me akuzat e rënda ndaj Vlahutin, kur lë të kuptojë se pasi Armando Prenga plagosi dy pjesëtarë të familjes Cani për një përplasje për prona, në Bruksel ishin informuar nga ambasadorja se kjo ngjarje ishte e inskenuar nga opozita.

“Armando Prenga shkoi dhe qëlloi tjetrin në derën e shtëpisë, tjetrin e qëlloi në komisariat, ndërsa në Bruksel i thuhet se këtë e nxiti opozita për të bllokuar reformën në drejtësi.”

Ish-kryeministri numëron edhe disa arsye pse nuk mund të heshtë ndaj sjelljes së Romana Vlahutin.

“Nëse përdoret pushteti i Komisionit Europian për të sulmuar opozitën, apo nëse çohet në zyrën e Obamës ky kryetrafikanti Sajmir Tahiri, atëherë mos ti themi ne këto…

Nëse nuk gjen rast pa sulmuar opozitën dhe mbron qeverinë, atëherë mos ti themi të vërtetat ne.

Nëse blihet metri katror 4700 euro, le të thotë gjithë Bota që nuk është korrupsion, unë do të them është korrupsion.” – u shpreh Sali Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera