Berisha, Kurtit: “Meshqit” i ke shumë aktivë për korrupsion nëpër tenderë
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 29 July 2022
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shpalosur ato që i quan fakte për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilin thotë se janë të përfshirë zëvendësministri Hysen Durmishi dhe ish-zyrtari Nexhat Krasniqi.
Berisha thotë se si është e mundur që një zyrtar i shkarkuar nënshkruan kontrata, derisa kërkon edhe nga kryeministri Kurti që të deklarohet.
“Bëhet fjalë për katër kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga Krasniqi dhe Durmishi. Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkruajë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar?”
“Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktivë në dallaveret me tenderë”.
Deputeti i AAK-së i është drejtuar Albin Kurti duke i thënë se “Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë”.
Më poshtë është lista e kontratave për të cilat Bekë Berisha i AAK-së thotë se janë nënshkruar kundërligjshëm:
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022.
Të tjera
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...