Lajme

Berisha: Kurti i pranoi të gjitha, veç i vesh me një ambalazh tjetër- Po zbaton obligimet që ka ndaj sponsorëve të tij material

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 26 January 2023

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se nuk duhet prekur Kushtetuta e Kosovës.

Berisha thotë se nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë do të hapet shtegu për akomodimin e interesave serbe në Kosovë.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të preket Kushtetuta. Dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare pasi e kalojnë drejtimin në Kuvend, pasi trajtohen përmes Gjykatës Kushtetuese atëherë kthehen në amandamente plotësuese në Kushtetutën e Kosovës. Prekja e Kushtetutës para se të ndodhin këto marrëveshje, do të thotë hapje e shtegut Kushtetues që të akomodohen interesat serbe në Kosovë”, tha Berisha.

-Advertisement-

Sipas Berishës, plani franko-gjerman është një avanoi e dytë për Kosovën teksa shton se po përsëritet e njejta histori e Konferencës së Bujanit.

“Plani franko-gjerman nuk e ka njohjen në qendër dhe si i tillë është një situatë analoge, një përsëritje e historisë, e situatës kur në Konferencën e Bujanit u akomduan të drejtat e shqiptarëve që pas luftës së dytë botërore të vetvendosnin, këto veprime të Bujanit u zëvëndësuan me avnoi. Pra, plani franko-gjerman është një avnoi e dytë për Kosovën”, tha Berisha.

“Statuti që ka përgatitur kompania gjermane, shihet se që në hyrje nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës, që do të thotë se ky nuk është një Asociacion i tipit të OJQ-ve. Duke parë shumë pika të këtij statuti, shihet se e mohojnë karakterin institucional të komunave dhe mundohen ta vendosin Asociacionin që po pretendohet, mbi integritetin institutcional që kanë komunat kudo në Kosovë. Pra, kjo është një situatë e rrezikshme dhe unë shpresoj që shoqëria civile, shteti politik opozitar të angazhohen për ta ndal këtë rrezik të madh”, shtoi ai.

Berisha shton se kryeministri Kurti tashmë ka pranuar planin franko-gjerman, por sipas tij të gjitha po i vesh me një ambalazh tjetër.

“Prej që kanë ardhë në Qeveri me atë populizmin dhe ato kauzat e rrejshme që kanë krijuar kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, Kurti do t’i implemntojë të gjitha vetëm që do t’i vesh me një amblazh tjetër. Deklarimi i tij i sotshëm, veç e pranoj këtë plan. Kryeministri aktual po zbaton obligimet që ka nga sponsorët e tij politik dhe material, të cilët tashmë veç po dalin në shesh”, tha Berisha për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera