Lajme

Berisha: Kështu do të “pushtohet” selia e PD nga 44 mijë demokratë në janar

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 24 December 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin për protestën kombëtare të 8 janarit.

Ai u shpreh se 44 mijë demokratët që votuan shkarkimin e Bashës do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.

Berisha tha se nuk ka asnjë njeri që ta pengojë vendimin e tyre, ndaj uroi që këtë mesazh ta lexojë edhe Lulzim Basha.

“44 mijë demokratët që firmosën shkarkimin e Bashës do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Nuk ka njeri që këtë vendim të tyre ta pengojë. E vetmja gjë që bëmë, është që i dhamë kohë. Ekzekutimi i vendimit është pa apel, e ka vetëm anëtarësia. Ajo ka thirrur Kuvendin, më pas referendumin, në të cilin Lulzim brava u shkarkua. Uroj që ia ta lexojë këtë mesazh siç e kanë lexuar të gjithë shqiptarët”, tha Berisha në Zonë e Lirë.

Të tjera