Sport

Berisha kërkon diçka urgjente nga FFK

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 05 September 2017

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha ka kërkuar nga FFK dhe të gjithë të tjerët që të bëjmë sa më shpejtë një stadium dhe të zhvillojmë miqësore.

Berisha insiston se ata po luajnë vazhdimisht në udhëtim dhe kanë nevojë të luajë në Kosovë.

“Nuk janë shtatë ndeshje të mjaftueshme për të bërë një skuadër të mirë. Sot pësuam shkaku i mungesës së përvojës, pasi pësuam gol në momentin më të mirë”, tha fillimisht Berisha për Supersport.

“Besoj se në ditët e ardhshme duhet të ndryshojnë shumë gjëra, të kemi ku të stërvitemi dhe të zhvillojmë miqësore dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë”.

-Advertisement-

“Ne po luajmë në Shqipëri dhe kemi nevojë të luajmë në Kosovë, pasi shikuesit nuk i kanë kushtet për të ardhur në Shkodër. Faleminderit që po vijnë dhe na përcjellin”, u shpreh ai në fund.

Kosova nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore që prej fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera