Lajme

Berisha ka disa fjalë për Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 29 November 2018

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook ka shkruar disa fjalë për liderin e LDK’së, Isa Mustafa.

Ai përmes këtij statusi flet për dinakërinë dhe ironinë e Musatafës për çështjen e ndarjes së Kosovës duke i përfshirë të gjitha në një postim në rrjetin social Facebook:

Shkrimi i plotë i Berishës:

-Advertisement-

Ku është problemi i Isa Mustafës?!

Isa Mustafa, ankohet se presidenti është duke punuar në ndarjen e Kosovës.
I njëjti Isa Mustafa, na thotë se ndalja e projektit të ndarjes është rrëzimi i kryeministrit z. Haradinaj, respektivisht kundërshtarit më të madhe të ndarjes.

Mashtrim i bukur apo jo?!

Athua, Isa Mustafa kujton që dinakëria e ironia e tij është e palexueshme për ne?

Athua, kujton ai se ne kemi harruar aq shpejt, që nê sytë e botës, si një shërbëtori i zellshēm, pa fije dinjiteti iu bënte presion deputetëve të LDK-së, për të zgjedhur presidentin që tash kinse ankohet?

Athua, kujton ai, se ne nuk e dimë, se kjo është vetëm një detyrë e rradhës që e ka marrë, për të shfrytëzuar LDK-në, në rrëzimin e kundërshtarit të ndarjes.

Sigurisht, që për ne është i lexueshëm ky rol mjeran i tij. Shpresoj ta lexojnë mirë edhe deputetet e LDK-së, e kam fjalën për ata/ato që nuk e kanë lexuar heren e kaluar. Së paku, të mos ankohen më se nuk e kanë ditur

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera