Lajme

Berisha ju bënë thirrje serbëve në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 29 May 2023

Kryetari Komisioni, për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka cilësuar gjendjen në veri si shqetësuese dhe rrezik për vendin.

Pas takimit të Komisionit ku u diskutua situata e Sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit, Berisha tha se është dashur që të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të thirret seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë në mbledhje të vazhdueshme dhe kryeministri në krye të detyrës”, tha Berisha.

-Advertisement-

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen nga çdo mjet të dhunës dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera