Lajme

Berisha: Ironizonin me LDK, tash kur ju duhet po e pranojnë si institucionaliste!

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 18 June 2017

Sa herë që Lidhja Demokratike e Kosovës prezantohej nga anëtarësia apo udhëheqja e saj si parti institucionaliste dhe shtetndërtuese, kundërshtarët e saj ironizonin me këtë.

Kështu ka thënë Besnik Berisha i cili është këshilltari i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, njofton GazetaBlic.com

“Sot, kur LDK po u duhet më shumë se asnjëherë tjetër për ta formuar qeverinë, m’u ata që ironizonin, tani po e pranojnë këtë dhe po i drejtohen LDK-së me këtë epitet”, ka shtuar ai në Facebook.

-Advertisement-

“Mendja ma thotë që kësaj radhe kot e keni, sepse dyfytyrësinë tuaj tashmë e kanë kuptuar edhe fëmijët në çerdhe”.

“Koha për lojalitet ndaj atyre që ju kanë votuar”, ka përfunduar Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera