Lajme

Berisha ironizon me Rizvanollin: U vonova për emision, se u lava bashkë me dy-tre kojshi

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 29 September 2022

Hisen Berisha, deputeti i PDK-së, ka thënë se Albin Kurti i ka ironizuar me propozimet e reja të Ministres Artane Rizvanolli për të kursyer energjinë.

Berisha ka thënë se Qeveria Kurti po tallet me qytetarët e Kosovës.

“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu deshtë me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue.

-Advertisement-

Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, ka thënë ai në Kanal10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera