Lajme

Berisha ironi me Ramën: “Në Shqipëri vrasje, therje dhe drogë, timonieri lëpin tepsinë!”

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 20 August 2017

Sali Berisha ironizoi praktikën e Edi Ramës, ku ky i fundit çdo mëngjes përshëndet ndjekësit e tij me një mesazh në ‘Facebook’.

Si kundërpërgjigje Berisha ka postuar një mesazh të qytetarit dixhital, ndërsa shkruan‘një miredita për timonierin nga qytetari dixhital’.

Qytetarit dixhital i ka shkruar Berishës për zhvillimet e sotme, që nga vrasja në Ksamil, droga e kapur në ujërat italiane, krimi i dyfishtë në Kamëz si dhe plagosja në ‘Don Bosko’.

-Advertisement-

MESAZHI I BERISHËS:
Nje miredita per timonierin nga qytetari dixhital! sb
“Pershendetje doktor, vrasje, therje, atentate, krim, droge jane lajmet e dites se sotme per Shqiperine Norieges sot ndaj dhe desha te ia percjelle si miredita ne vend te miremengjesit te tij timonierit te tepsise!
Keshtu sot njoftojet per vrasje te dyfisht ne Tirane, therje me thike ne Tirane vrasje ne Ksamil, kapen nga policia italiane skafi nje tone droge dhe tre skafist shqiptare. Kurse timonieri lepine tepsine!!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera