Lajme

Berisha i PDK-së – Kurtit: Kloun që ka shndërruar Kuvendin në cirk e deputetët në fëmijë që e shikojnë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 November 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti në seancën e interpelancës ndaj tij.

Berisha e ka quajtur Kurtin kloun, ndërsa sipas tij e ka shndërruar Kuvendin dhe deputetët në fëmije që e shikojnë atë.

Ky reagim i deputetit opozitar erdhi pas marrëveshjes së arritur për targat në Bruksel, ku Kurti tha se ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, i kishte treguar disa informata në lidhje me situatën në veri që ai nuk i dinte.

-Advertisement-

Madje Berisha ka thënë se në interpelancë është dashur të ftohet ambasadori dhe jo kryeministri Kurti.

“Unë po mendoj se sot është dashur këtu në vend të Albinit me na raportu ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën në përgjithësi sepse ai sipas kryeministrit kish më shumë informata nga mekanizmat  e sigurisë shtetërore se vetë kryeministri.Dhe nëse është ashtu na është dashur që sot të mos e ftojmë në interpelancë si kryeministër por përkundrazi është dashur të ironizojmë me të si më një kloun i cili e ka shndërru Kuvendin në arenë cirku e deputetët në fëmijë që i ndjekin shfaqjet e tij me gojë të hapur bile unë u ngrita edhe në kam duartrokita dhe disa që pyesin se si mujte me bo qet ekzibicion apo a mundesh me e bo edhe një tjetër. Sot duhet me e ndalë propagandën edhe duhet me fillu me qeverisë dhe me e rregullu jetën e qytetarëve”, ka thënë Berisha në seancë.

Derisa ai ka bërë thirrje që qeveria të nisë punën dhe qeverisjen në të mirë të qytetarëve./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera