Lajme

Berisha i AAK-së: Policia po e ka zor ta respektojë ligjin, po frikësohen nga shkarkimet

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 19 May 2020

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se policia po e ka “zor” ta respektojë ligjin sepse po u frikësohen shkarkimeve nga Qeveria.

Berisha pas mbledhjes së komisionit për Siguri, ku ka raportuar drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, foli edhe për rastin e Agon Musliut që ndërroi jetë gjatë kohës sa ishte në karantinë në konvikte.

“Në rastin e vetëvrasjes është çështje që është në hetime dhe nuk ka pasur ndonjë përgjigje mirëpo pandemia dhe rregullat prej fillimit janë vonuar pastaj ka pasur paqartësi me numrin se si të sillen qytetarët.

-Advertisement-

“Policia po a ke zor sepse nuk po munden me kryer punën e vet sepse po frikësohen nga shkarkimet”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera