Lajme

Berisha i AAK-së: Momenti i fundit që t’i ipet shansi me votë Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 25 September 2020

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim, dhe projektligji do të votohet përsëri në seancën e ardhshme.

Për çka ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, i cili ka thënë se është momenti i fundit që t’i ipet shansi me votë Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Sot është momenti i fundit që ipet shansi me votë Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, është shprehur Berisha.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se “Protagonizmat të zëvendësohen me veprim konkret në të mirë të atyre që na kanë besuar dhe votuar! Qytetarët presin nga ne dhe ne e kemi obligim!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera